POLITIKA E PRIVATËSISË

POLITIKA E PRIVATËSISË

Mirëserdhët në ueb faqen https://unavitapharmacy.com (“Ueb faqe”). Ne e kemi të qartë se privatësia në Internet është me rëndësi për përdoruesit e faqes sonë të Internetit, sidomos në rastet e administrimit të një biznesi. Kjo deklaratë rregullon politikat tona të privatësisë në raport me përdoruesit e ueb faqes (“Vizitorët), të cilët do ta vizitojnë ueb faqen pa një regjistrim biznesi dhe vizitorët që janë regjistruar për realizimin e aktiviteteve afariste në ueb faqen dhe i përdorin shërbimet e ndryshme që i ofron Unavita (në mënyrë kolektive,”Shërbimet”) (“Klientët e autorizuar”).

“Informatat personale”

Nënkupton çdo informatë që mund të identifikojë ose mund të përdoret për të identifikuar, kontaktuar ose gjetur vendin e personit me të cilin kanë të bëjnë informatat, përfshirë por pa u kufizuar në emrin, adresën, numrin e telefonit, numrin e faksit, adresat e e-mailit, profilet financiare, numrin dhe informatat e kartelave të kreditit. Informatat që identifikohen nuk i përfshijnë informatat që janë siguruar në mënyrë anonime (ose pa u identifikuar përdoruesi) ose informatat demografike që nuk kanë të bëjnë me individin e identifikuar.

Cilat informata personale janë siguruar?

Ne mund të fitojmë informatat elementare për profilin e përdoruesit nga të gjithë vizitorët tanë. Ne i fitojmë informatat plotësuese më poshtë nga klientët tanë të autorizuar: emrat, adresat, numrat e telefonit dhe adresat e e-mailit të klientëve të autorizuar, thelbin dhe kapacitetin e biznesit dhe thelbin dhe kapacitetin e inventarit të reklamimit, që blerësit e autorizuar kanë për qëllim t’i blejnë ose shesin.

 Cilat organizata e fitojnë informatat?

Përveç koleksionit tonë të drejtpërdrejtë të informatave, shërbimet tona (siç janë kompanitë e kartelave kreditore, shtëpitë e kliringut dhe bankat), që mund të sigurojë shërbime të këtij lloji, siç janë shërbimet e kreditimit, sigurimeve dhe depozitave, mund t’i fitojnë informatat e këtij lloji nga vizitorët tanë dhe klientët e autorizuar. Ne nuk bëjmë kontroll mbi mënyrën në të cilën palët e treta i përdorin informatat përkatëse, por kërkojmë prej tyre të zbulojnë mënyrën e përdorimit të informatave personale që u janë mundësuar nga vizitorët ose klientët e autorizuar. Një pjesë e palëve të treta mund të jenë ndërmjetësues që veprojnë vetëm si hallka të zinxhirëve distributiv dhe nuk i depozitojnë, mbajnë ose përdorin informatat që u janë mundësuar.

Si i përdor ueb faqja informatat personale?

Ne i përdorim informatat personale për të adaptuar faqen, për të siguruar shërbime adekuate dhe për të plotësuar kërkesat e blerjes dhe shitjes. Ne mund t’u dërgojmë e-mail vizitorëve dhe klientëve të autorizuar për analizimin ose blerjen dhe shitjen në ueb faqen ose informata që kanë të bëjnë me objektin e ueb faqes. Ne gjithashtu mund të përdorim informata personale për të kontaktuar me vizitorët dhe klientët e autorizuar lidhur me çështje konkrete ose për të siguruar informata e kërkuara.

Me kë mund të shkëmbehen informatat?

Informatat personale për përdoruesit e autorizuar mund të shkëmbehen me përdorues të tjerë të autorizuar që duan të vlerësojnë transaksionet potenciale me përdorues të tjerë të autorizuar. Ne mund të shkëmbejmë informata përmbledhëse për vizitorët tanë, përfshirë edhe demografinë e vizitorëve tanë dhe klientëve të autorizuar me agjentët tanë me të cilët kemi lidhje dhe palët e treta. Ne gjithashtu ofrojmë mundësinë “për të hequr dorë” nga fitimi i informatave ose tju kontaktojmë ne ose një agjenci tjetër që vepron në emrin tonë.

Si ruhen informata personale?

Informata e identifikimit personal, të siguruara nga Unavita, janë të sigurta dhe nuk mund të shihen nga subjektet e treta ose punonjësit e Unavita, me përjashtim të rasteve të sqaruara më sipër.

Cilat janë alternativat e vizitorëve lidhur me mbledhjen, përdorimin dhe shpërndarjen e informatave?

Vizitorët dhe klientët e autorizuar mund të heqin dorë nga fitimi i informatave të padëshiruara nga ana jonë ose nga shitësit tanë dhe agjentët me të cilët kemi lidhje, duke kthyer një përgjigje të mesazhit elektronik, siç është sqaruar ose duke na kontaktuar në adresën tonë, në rr.Velço Atanasov 55, 1505 Sofje, Bullgari.

A përdoren Cookies në ueb faqen?

Cookies përdoren për arsye të ndryshme. Ne i përdorim poër të siguruar informata lidhur me preferencat e vizitorëve tanë dhe shërbimet që i zgjedhin. Ne gjithashtu përdorim Cookies për qëllime sigurie ose për të mbrojtur përdoruesit tanë të autorizuar. Për shembull, në rast se klienti i autorizuar është aktiv, ndërsa ueb faqja nuk përdoret mbi 10 minuta, ne me automatizëm do lejojmë hyrjen në ueb faqe të blerësve të autorizuar.

Si i përdor Unavita informatat e hyrjes në ueb faqe?

Unavita përdor informata për hyrje në ueb faqe, përfshirë për pa u kufizuar në adresat IP, provajderët e Internetit dhe kërkuesit, për të analizuar trendet, për të administruar ueb faqen, për të kontrolluar lëvizjet e përdoruesit dhe për të mbledhur informata demografike.

Cilët partnerë ose ofrues të shërbimeve kanë qasje te informatat personale të vizitorëve dhe/ose përdoruesve të autorizuar të ueb faqes?

Unavita ka lidhur dhe do të vazhdojë të lidh partneritete dhe do të bashkëpunojnë në forma të tjera me shumë shitës. Shitësit mund të kenë në dispozicion një pjesë të informatave personale për nevojat e vlerësimit të Klientëve të autorizuar dhe për një shërbim sa më të mirë. Politika jonë e privatësisë nuk e mbulon fitimin ose përdorimin e informatave. Zbardhja e informatave personale të bëhet në mbështetje të ligjit. Ne do të zbardhim informatat personale për të vepruar sipas urdhrave gjyqësore ose kërkesave të agjencisë kompetente për zbatimin e ligjit për publikimin e informatave. Ne gjithashtu do të zbardhim informata personale në rast nevoje, për të mbrojtur vizitorët tano dhe klientët e autorizuar.

Si funksionon ueb faqja me informatat e identifikimit personal?

Të gjithë punonjësit tanë janë njohur me politikën dhe praktikat tona të sigurisë. Të dhënat personale të vizitorëve tanë dhe klientëve të autorizuar mund të përdoren vetëm nga një numër i kufizuar punonjësish të kualifikuar, të cilëve u është treguar fjalëkalimi që lejon qasje tek informatat. Ne shqyrtojmë rregullisht sistemet dhe proceset tona të sigurisë. Informatat delikate, siç janë numrat e kartelave të kreditit ose numrat e sigurimit social, janë siguruar me protokolle shifrimi, me qëllim që të jenë të sigurta informatat e dërguara me Internet. Gjatë kohës së zhvillimit të masave komerciale të mirëmbajtjes, komunikimi elektronik dhe bazat e të dhënave mund të jenë objekt gabimi, ataku dhe ndërprerjeje dhe ne nuk mund të garantojmë se ngjarjet e këtij lloji nuk do të zhvillohen dhe nuk do të mbajmë përgjegjësi për të njëjtat, në raportet me vizitorët ose Klientët e autorizuar.

Si mund të korrigjojnë vizitorët të gjitha gabimet lidhur me informatat personale?

Vizitorët dhe klientët e autorizuar mund të na kontaktojnë për azhurnimin e të dhënave personale ose të korrigjojnë gabimet me e-mail, në adresën elektronike info@unavitapharmacy.com

A mund t’i fshijë ose çaktivizojë vizitori informatat e identifikimit personal në ueb faqen?

Vizitorëve dhe përdoruesve të autorizuar ne u sigurojmë mekanizëm fshirjeje/çaktivizimi të informatave personale nga baza e të dhënave të ueb faqes me kontaktim. Megjithatë, si rezultat të bekap-it dhe evidencës së fshirjeve mund të mos lejohet fshirja e një të dhëne konkrete nga ana e vizitorit, pa u mbajtur një pjesë e caktuar e informatave. Personit që kërkon çaktivizimin e të dhënave personale do t’i mundësohet fshirja e tyre dhe të njëjtat nuk do të përdoren më dhe gjithashtu ne nuk do t’i përdorim ose transferojmë të dhënat personale të personit konkret në çfarëdolloj mënyre.

Çfarë do të ndodh në rastet e ndryshimit të politikës ës privatësisë?

Ne do t’u lejojmë vizitorëve tanë dhe klientëve të autorizuar të informohen lidhur me ndryshimet e politikës sonë  të privatësisë, me publikimin e ndryshimeve në ueb faqen. Megjithatë, në rastet e ndryshimit të politikës së privatësisë në një mënyrë që mund të shkaktojë zbardhjen e informatave personale, të cilat vizitori ose personi i autorizuar paraprakisht ka kërkuar të mos zbardhen, ne do të kontaktojmë me vizitorin ose klientin e autorizuar që t’i lejojmë pengimin e publikimit të të dhënave personale.

Linqet:

https://unavitapharmacy.com mund të gjenden linqe të ueb faqeve të tjera. Ju duhet ta keni të qartë se me klikimin e një adrese elektronike do të kaloni në një ueb faqe tjetër. Në këtë kontekst, ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë të këtyre ueb faqeve të lidhura sepse politikat e tyre të privatësisë mund të dallohen nga politikat tona të privatësisë.